Gjëra të mëdha po vijnë së shpejti në ARTMOTION

By

ARTMOTION është platforma digjitale më e re në Kosovë  e cila po e bën diferencën për nga përmbajtja e programacionit televiziv.

Dhe siç duket, kjo platformë do t’i përmbush edhe më shumë kërkesat e audiencës kosovare meqë po paralajmërohen gjëra të reja.

Alaudin Hamiti, Drejtor i platformës ka publikuar një fotografi nga Stambolli, ku paralajmëron lajme të mira dhe se gjëra të mëdha po vijnë.

E Prive, merr vesh se Hamiti ka nënshkruar kontrata për kanale televizive të cilat vetëm Artmotion ekskluzivisht do t’i transmetojë në Kosovë.

Për cilat kanale bëhet fjalë, do e kuptojmë në vazhdim nga kontratat e reja të cilat pritet të zbulohen nga Artmotion. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm