Gjendja shëndetësore e Megi Pojanit pas infektimit me COVID-19

By

Megi Pojani, gjatë ditës së djeshme zbuloi se kishte testuar pozitive për koronavirus, postim i cili u fshi më pas.

Kontaktuar nga Prive, ajo kishte konfirmuar se po në fakt është pozitive për virusin dhe se po qëndron në regjim shtrati.

“Kam nja dy dite regjim shtrati me temperaturë të lartë dhe dhimbje kokë”, thotë ajo duke vazhduar, “Po shpresoj që nga nesër të bëhem pak më mirë”.

Kujtojmë se pak javë më parë, ajo ishte protagoniste e një interviste të gjatë në emisionin Prive, dhe Megit u urojmë shërim sa më të shpejtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm