Reperi i famshëm shqiptar, e ka publikuar projektin e tij të radhës solo.
Bëhet fjalë për Getoar Selimin, i cili sapo ka publikuar këngën me titullin “Amante” që është një dedikim dashurie.
“Amante” është fjalë italiane e amerikane, që përdoret për ta emërtuar një person të dashur, me të cilin ke edhe raport romantike.
Në klipin e Selimit, kësaj here merr pjesë balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa, e cila vallëzon në pjesën më të madhe të klipit të reperit.
Reperi kësaj here ka sjellë një këngë kryekëput dashurie, e edhe kësaj here ai vjen shumë stil në klip dhe me veshje e aksesorë të shtrenjtë, dhe po ashtu edhe kësaj here ka krijuar një “fjalë kyçe” si “Amante” e cila do e kap vëmendjen e publikut të tij. /Prive.al