Getinjo zbulon një sekret për veten!

By

Reperi Getinjo është relativisht i ri në moshë por vazhdimisht në publik ka nënvizuar se përvojë jetësore ka shumë.

E duket se kur ai ka potencuar një gjë të tillë e ka pasur me të vërtetë.

Kjo për faktin se në rrugëtimin jetësor ai mes tjerash ka provuar edhe burgun dhe atë përplot tre herë.

Këtë reperi e tha për të parën herë në emisionin NIN të Klan Kosova.

‘Jom kon tre herë ka dy muj, mirë shumë u kon’ – tha Getinjo i qeshur duke treguar se burgun e ka provuar në Europë meqenëse ka dalur në shtetet e BE-së pa asnjë dokument.

Ai tregoi gjithashtu se brenda kohës së kaluar në burg ka kaluar shumë mirë dhe kur ka dalur janë mërzitur shokët e qelisë që nuk ishin vetëm shqiptarë.

‘Me menu 20 herë edhe me bo veq ni here’ – deklaroi Getinjo kur u pyet se çfarë mësoi nga përvoja në burg. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm