Jo rralle herë në rrjetet sociale, Getinjo ka treguar mbështetjen ndaj ish-presidentit, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli të cilët ndodhen në burgun e Hagës.
Së fundmi Getinjo ka postuar disa foto ku ka treguar për mallin që kanë dy ish-krerët dhe se po i presin të kthehen faqebardhë.
Por si duket këto postime i kanë kushtuar reperit. Përmes një statusi ai ka njoftuar se 1 mijë ndjekës i ka humbur vetëm nga mbështetja e tij.
Reperi shkruan se kjo gjë nuk i kushton atij asgjë dhe se nuk do të ndalet për përkrahjen ndaj tyre.
“Po e shoh qe njo 1000 followersa mu paskan hek veq pse e kom postu foton e Hashim Thaçit edhe Kadr Veselit ! Ska lidhjet Un vazhdoj te krenohem dhe ka me mbet kshtu gjith jeten! Jam gjithmone me ata dy edhe krejt çlirimtaret e atdheut tem! Po marre duhet me ju ardh qaq di me thon! Hajde naten e mire! Me UÇK deri t’me ngreh toka !”- shkruan ai në një status në Instastory. /Prive.al