Getinjo rrëfen se si tri herë ka rënë në burgjet e këtij shteti të Evropës

By

Getinjo së fundmi ka publikuar fotografi në llogarinë e tij në Instagram duke pozuar në rrugët e Budapestit në Hungari.

Më pas, ai ka zbuluar edhe një detaj të pathënë për jetën e tij me një tjetër postim në Instastory.

Duke postuar foto nga Budapesti reperi ka rrëfyer të kaluarën e tij që e lidhë me këtë shtet. Getinjo tregoi se kanë qenë plot tri herë rastet kur ai ka përfunduar në burgjet e këtij shteti.

Sipas shkrimit të reperit besohet që kjo të ketë ndodhur në kohën kur shqiptarët tentonin kalim kufirin ilegalisht për të dalë në Evropë dhe Hungaria ka qenë një nga shtetet që ka shërbyer si ‘urë lidhëse’ për këtë qëllim.

“Këtu ku shumë shqiptarë kanë përjetuar maltretimin, njëri prej tyre edhe unë. Sot vij e i rrahë me dokumente gojës. Jeta është interesante! Tri herë kam qenë në burgje të këtij shteti, duke u munduar të dalë në Evropë. Zoti është i mrekullueshëm”, ka shkruar Getinjo në InstaStory teksa tani gëzon dokumentacion të plotë të lëvizjes së lirë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm