Mozzik në trupin e tij ka shumë tatuazhe.
Por, koha ideale që të përjetësojë në trup një prej personave më me peshë në jetën e tij, vëllain, erdhi tani!
Duket se hyrja e Getinjos në “Big Brother VIP” e ka bërë reperin pak më melankolik.
Mozzik ka vendosur që portretin e tij ta ketë tatuazh të përjetshëm në krah.
Që prej bashkëngjitjes së Getinjos në BBVK, Mozzik është treguar shumë përkrahës duke e përcjellur vëllain në shumicën e kohës.
Në një postim të pak ditëve më parë, ai ka treguar se shpesh po harron dhe po i shkruan Getit në ËhatsApp në lidhje me situatat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”. /Prive.al