Kur ndodhi përleshja e armatosur mes Cozman me shokë në njërën anë dhe Noizyt në anën tjetër, pasi u qetësuan gjakrat e fillimit, ajo që mori vëmendjen më të madhe ishte relacioni brenda vetë grupit Babastars.
Heshtja e liderit, Getoar Selimi të cilin incidenti e gjeti në Maldive e refuzimi i Majkit për të komentuar u tha se janë indikacione të një krize mes djemve.
Dyshimet u përforcuan më vonë kur në raste ditëlindjesh e darkash mungonin po të njejtit njerëz – krijuesit e hiteve ‘Ajo’ e ‘S’jena mo’.
Megjithatë, më nuk ka dilema për relacionin brenda për brenda grupit.
Vulën e ka dhënë miku i Cozman, Alberti i cili mbrëmë vonë pas mesnate ka postuar një fotografi me Getin nga studio, aty ku po punohet në projekte të reja.
Ndryshe, një tjetër emër nga Babastars është ‘zhdukur’ tash e një kohë por për arsye të tjera. Agon Amiga tash e një kohë nuk po është shumë aktiv për faktin se shumicën dërmuese të kohës po gjendet nëpër Europë. /Prive.al/