Që nga vera e 2015-ës me “S’jena mo” është bërë traditë që Geti dhe Majk të mos mungojnë me projekte të reja muzikore.
E duket se as vera e këtij viti nuk do të përbëjë përjashtim.
Ka qenë vetë lideri i “Babastars”, Getoar Selimi ai i cili e ka konfirmuar një gjë të tillë përmes InstaStory.
Ai është shprehur:
“Si gjithmonë edhe kësaj here po e djegim lojën. Përndryshe vec lodhesh. Së shpejti, dyshja më e mirë e të gjitha kohërave”
Na mbetet të presim edhe pak deri në këngën e re të dyshes. /Prive.al