Geti dhe Marina, vetë të tretët në pushime!

By

Pushimet në destinacione luksoze dhe ‘turnetë’ nëpër Europë tashmë janë shndërruar në diçka javore për çiftin Getoar Selimi dhe Marina Vjollca.

Tashmë kur edhe nuk po fshihen, çdo hap i dyshes po kuptohet nga fansat përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Marina që po shijon ‘benefitet’ e lidhjes me të parin e Babastars.

Por, ajo që vërehet është se në shumicën dërmuese të shëtitjeve dhe mbrëmjeve të kaluara bashkë, çifti nuk janë vetëm të dy.

Bashkë me ta shihet edhe motra tjetër Vjollca, Luana që në fazat fillestare të lidhjes ishte ‘distributore ekskluzive’ e imazheve të çiftit.

Njejtë ka ndodhur edhe me udhëtimin në Verona të Italisë ku në shtëpinë ikonë të dashurisë në ballkonin ku u shpreh dashuria e Romeos për Xhulietën, Marina është parë në Snapchat me motrën, Luanën.

Kaq të pandashme janë motrat që shpeshherë ngatërrohen edhe si binjake ?! /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm