Tashmë është bërë traditë që vera të mos kalojë pa këngë nga Geti e Majk.
Dyshja e Babastars nga suksesi i ‘S’jena mo’ vazhduan me hite të tjera teksa një i tillë s’do mungojë as sivjet.
Përmes rrjeteve sociale, Geti e Majk kanë dhënë indikacionet e para të një projekti të përbashkët i cili do publikohet shumë shpejt.
Krahas markave të njohura botërore, ata na kanë dhënë sinjalet që dueti nuk do mungojë.
Mësohet se pritshmëritë për këtë këngë janë shumë të larta dhe pritet të jetë një hit i pakontestueshëm. /Prive.al