Georgina përfundon në spital, kjo është arsyeja!

By

Problemet me sëmundjen e pneumonisë kanë bërë që  partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez të shtrihet për katër ditë në spital, për të marrë trajtim të duhur mjekësor.

Lajmin e u e bëri të ditur vetë Rodriguez përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Më në fund u ktheva në shtëpi. Kalova katër ditë në spital me pneumoni. Jam më mirë tani, por ende po rikuperohem në shtëpi me familjen time”, shkroi Gio në postimin e saj, derisa publikoi edhe një foto me infuzion në dorë.

“Dua të falënderoj stafin, mjekët dhe infermierët dhe të gjithë në spital… Ata u kujdesën shumë mirë për mua”, shtoi partnerja e yllit portugez.

 

Artikuj të ngjashëm