Hiti i madh ‘Shake it’ me miliona shikime në Youtube, ka bashkuar Gentën dhe Etnon në koncertet verore.
Në vazhdën e tyre, Genta Ismajli po shkëlqen me pamjen e saj teksa nuk po mungojnë as eksperimentet në dukje.
Pos në veshje, flokë e grim, Genta e ka bërë diferencën duke përdorur edhe lente të kaltërta që e kanë ndryshuar drastikisht mënyrën se si dukej.
Por sërish, ia ka arritur të shkëlqej!