Për më shumë se 20 vjet në skenë dhe ende aktiv si ditën e parë, në mos më shumë.
Reperi i njohur shqiptar Genc Prelvukaj, ka paralajmëruar këngën e tij të re solo.
Kjo këngë vjen pas bashkëpunimit me Eni Koçin të cilin e solli para dy muajsh, dhe këngës “Vjeshta” që e langoi solo vetëm në versionin audio.
Prelvukaj ka treguar se kënga e tij publikohet me 6-të Janar ndërsa do të quhet “Dielli e Hana”. /Prive.al