Genc Prelvukaj kërkon botimin e parë të ”Universofilisë” së Nazit

By

Reperi Genc Prelvukaj ka publikuar një listë shumë interesante me 50 dëshirat që dëshiron t’i plotësohen gjatë vitit 2016.

Ai mes tjerash, me dozë humori kërkon botimin e librit Universofilia të Nazmi Sfishtës nga grupi Aurora. Gjithashtu i bën thirrje Enis Ujkanit që të mos dalë në reklama, marrë shkas nga reklama e këtij viti që vërshoi rrjetet sociale.

Këto janë 50 dëshirat e listuara një nga një:

01. Të zbulohet ilaçi kundër “taksiratit”
02. Të ulet çmimi i gazit lotsjellës
03. Ali Pashës t’i kthehet koka nga Stambolli
04. Nazmi Sfishta ta botojë vëllimin e parë të “Universofilisë”
05. Sa më pak shtëpia me tulla të kuqe
06. Portalet ta lënë Bleron rehat
07. Armando Duka të fillojë dietën
08. Të sqarohet publikisht se me çfarë mjeti “çahet trapi”
09. Sokol Balla të bëjë më shume video
10. Të ndalohet plastifikimi i femrave
11. Një vit pa reklama nga Enis Ujkani
12. T’i këndohet edhe xhamadanit me katrorë
13. Të botohet libri “Tri pyhat e Milaim Zekes”
14. Të identifikohet “Filan Fisteku”
15. Orges Shehi të bëhet trajner boksi
16. Koço Kokëdhima ta shqyrtojë ndryshimin e mbiemrit
17. Të ndalet me ligj rrahja e zogjëve
18. Të kthehen në shtëpi njerëzit që u dërguan në “rrotë të samës”
19. Rita Ora të vijë më shpesh në dasma në Kosovë
20. Të mos nënçmohet “bira e fundit e kavallit”
21. Të vëllazërohen Muqibaba dhe Kurveleshi
22. Të lutemi për djalin e Abedinit
23. Më shumë emra shqip fëmijëve
24. Vali Korleone ta pranojë se është nga Gjilani
25. Më pak shqiptarë qe i hyjnë “laknave”
26. Shqipëria ta kalojë fazën e grupeve në Francë
27. Të saktësohet ku është “lulja e ballit”
28. Cikalleshi të mos godasë shtylla më
29. Qingji i vogël të mos rrijë mendueshëm
30. Mozzik t’i mbajë premtimet në të ardhmen
31. Bujar Nishani t’i kthejë mustaqet prap
32. “KF Hajvalia” ta rrisë ofertën për Suarezin
33. Mos t’i bjerë damlla sivjet askujt
34. Të shpallet armëpushimi në mes të ministrave dhe vezëve
35. T’i bëhet një tekst himnit të Kosovës
36. Bleona ta rishqyrtojë ofertën e mjekut Dalip Gjoka
37. Të shahemi më pak me rob t’shpisë
38. Mishel Platini ta kuptojë se ka emër femre
39. Një duet nga Kida dhe Resmije Kida
40. Të vdekurit të mos dalin në votim
41. Dua Lipa të ketë vit të suksesshem
42. Të kthehet në skenë Mandi i Nishtulles
43. “Uefa” të na japë tri pikë edhe në Francë
44. Dasma pa kallshnikov e mjete të tjera lufte
45. Ilda Bejleri të vazhdojë të duket bukur
46. Gianni de Biazi të vazhdojë në “FSHF”
47. Kryetari legjendar ta ulë çmimin e pikturës
48. Të ulet çmimi i energjisë elektrike
49. Shqipet të bashkohen në një shtet të vetëm
50. Të jetojmë të lumtur.

Artikuj të ngjashëm