Ku dhe me kë do e presë Geti Vitin e Ri ?!

By

Lideri i Babastars Getoar Selimi, pos për krijimet muzikore së fundmi ka qenë shumë i diskutuar edhe për lidhjen e tij me prezantuesen Marina Vjollca me të cilën pas një stërzgjatjeje të mos daljes publikisht, më në fund nuk po fshihet.

Megjithatë, Geti paralelisht nuk po i ndalë as koncertet të koncentruara më së shumëti në Shqipëri e diasporë.

E pikërisht në Tiranë, ai do e presë ndërrimin e viteve duke bërë atë që di më së miri – performimin.

Bashkë me Majkin, Onatin dhe Agon Amigën, Geti do jetë me fansat që pëlqejnë muzikën e grupit.

Ndryshe, këtë vit si asnjëherë më parë, data 31 do i gjejë yjet më të mëdha të skenës shqiptare në po të njejtin vend, kryeqendrën e shqiptarëve – Tiranën. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm