Ka pak ditë që ka bërë të ditur se ka ndryshuar emrin e tij artistik. Tani e tutje Milot Hasangjekaj do të prezantohet në skenë me nofkën Bigem.
Për të shënuar zyrtarisht dhe këtë emër, reperi i grupit Etnon ka menduar të vij në bashkëpunim edhe atë me këngëtarin Gena.
Kënga tashmë është finalizuar dhe po ashtu është përfunduar xhirimi i klipit. Për këtë të fundit, Turqia ishte destinacioni ideal për tu realizuar.
Teksa, përpos kësaj detajet tjera priten të zbulohen në lançimin e projektit./Prive.al