Gashi bën një hap të ri në karrierën e tij

By

Së fundmi, reperi shqiptar me famë ndërkombëtare, Gashi, ka hedhur një hap të madh në botën e muzikës duke nënshkruar një kontratë me studion muzikore RCA Records, që është akronim i Radio Corporation of America. Kjo studio muzikore është në pronësi të kompanisë muzikore më të njohur në të gjithë botën, Sony Music Entertainment.

“Sapo nënshkrova me RCA Records. Jam shumë i lumtur”– ka shkruar Gashi.

Pjesë e kësaj kompanie janë edhe mjaft këngëtarë me famë botërore si Miley Cyrus, Justin Timberlake, Pink, Zayn, Martin Garrix, Shakira, Alicia Keys etj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm