Nga veshja e Miss Argjentinës me temë futbolli te veshja me top pambuku e Miss Brazilit, do të shihni dhjetëra kostume të bukura nga konkursi i ardhshëm i “Miss Universe 2021”.
Konkursi i vitit të kaluar u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit, por tani, është koha që 74 garueset t’u tregojnë gjyqtarëve se çfarë kanë për të sjellë.
Të premten, të gjitha gratë u mblodhën në “Seminole Hard Rock Hotel & Casino në Hollywood”, për të modeluar me kostumet e tyre si pjesë e konkursit paraprak. Ndërsa disa zonja shkuan me pamje patriotike, të tjerat shkuan me veshje tradicionale nga rajoni.
Kjo është vetëm një nga kategoritë e shumta të garës “Miss Universe 2021” ku gratë do të vlerësohen të dielën mbrëma, në natën kur vetëm 21 konkurrente do të mbeten në garë, transmeton E.
Olivia Culpo, e cila fitoi “Miss Universe në 2012”, do të bashkohet me Mario Lopez si nikoqirë të ceremonisë, e cila pritet të transmetohet drejtpërdrejt në orën 20:00 në FYI. Për më tepër, ai do të transmetohet në spanjisht në “Telemundo”.
Por në mesin e fotogravie të konkurenteve bie në sy kosovarja, Blerta Veseli.
Më poshtë mund të shihni disa nga vjeshet më interesante, tradicionale dhe unike të disa vendeve të botës:
Miss Spanja
Miss Vietnami
Miss Venezuela
Miss Amerika
Miss Uruguai
Miss Ukraina
Miss Tajlanda
Miss Rusia
Miss Puerto Riko
Miss Polonia
Miss Panamaja
Miss Nepali
Miss Mianmar