Vitin e kaluar këngëtarja Elvana Gjata mbajti koncert në Qendrën Kulturore “Klan Kosova” për nder të Pavarësisë.
Këtë event e nisi me një fustan të dizajnerit Valdrin Sahiti. Gjithçka ishte e kaltërt e shoqëruar me një kapelë, duke përfaqësuar ngjyrën e flamurit të Kosovës.
Një vit më vonë, i njëjti kreacion u pa në sezonin e dytë të garës së “drag”, RuPaul’s Drag Race ku krijim ishte identik me vetëm një dallim, fustani i kaltërt u bë i vjollce.
Detaje më shumë për të jep rubrika e përjavshme e emisionit Prive “Të pathënat e javës”. /Prive.al