Mbrëmja e ndarjes së çmimeve BRIT në Britani të Madhe ishte një natë e gjatë që solli shumë fitues e në mesin e tyre edhe Dua Lipën e cila arriti të marrë shumë vëmendje me paraqitjen e saj, pasi duket sikur njëra prej veshjeve që zgjodhi I referohej BREXIT – it – apo largimit nga Bashkimi Europian i Britanisë së Madhe.
Fituesja e çmimit për Këngën më të Mirë të Vitit në Britani të Madhe, mori vëmendje me veshjet e saj ndërsa kur doli për ta marrë çmimin u përfol më së shumti.
Këngëtarja kishte veshur në fustan shumë të shkurtë në ngjyrë të kaltër, i cili ishte i mbështjellë me yje të artë.
Shumë prej audiencës menduan se zgjedhja e saj ka qenë politike – edhe nëse ka qenë aksidentale.
Audienca e ka cilësuar fustanin e Duas se ngjanë me Flamurin Europian dhe veshja e saj u cilësua të jetë zgjedhur qëllimshëm për shkak se Britania e Madhe në Mars pritet të dalë nga Bashkimi Europian. /Prive.al