Fuqia e grimit: Transformimet e makeup artistit Arbër Bytyqi

By

Duke ushtruar profesionin e tij ai ka arritur të bëjë të lumtur çdo femër duke theksuar ende më shumë tiparet e tyre të bukura.

E natyrisht një artist i tillë fillimet e tija si makeup artist duhet t’i ketë nga eksperimentet në veten e tij.

Vitin e kaluar, për Halloween edhe Bytyqi shfrytëzoi aftësitë e tija në transformim. E me aftësitë dhe talentin që ka Arbër Bytyqi për makeup nuk është larg mendsh që ai mund të shndërrohet në kë të dojë.

Me anë të një postimi në Instagram, ai ndau një foto ku shihet transformimi tij në femër – e gjitha kjo më magjinë e grimit dhe artistllëkun e Bytyqit.

“Nga Arbër në Arba, Transformimi me makeup për Halloween.” – shkruan ai në llogarinë e tij në Instagram.

Ai po ashtu së fundmi bëri një transformim të vetvetes. Ai përdori TikTok për t’u shfaqur fillimisht si burrë dhe më pas si femër me ndihmën e make-up.

Më poshtë mund ta shihni postimin./Prive.al

Artikuj të ngjashëm