Fshihen faqet ilegale të Big Brother VIP Kosova

By

Qindra llogari të paautorizuara në emër të Big Brother Vip Kosova janë mbyllur, pas monitorimit të produksionit.

Një metodë e tillë do të përdoret vazhdimisht, në mënyrë që të pamundësohet përdorimi i emrit në formë jozyrtare, duke shpërndarë materiale që nuk i takojnë BBVK-së.

Sipas përgjegjësit për rrjetet sociale të BBVK, Valon Kerolli, llogari të tilla, për përfitime materiale, janë hapur në Instagram, Tiktok, Facebook e Twitter.

Produksioni i BBVK-së, në bashkëpunim me qendrën kryesore të Big Brother në Londër, janë të angazhuar që të mos lejojnë faqe të tilla të rrejshme, duke i fshirë brenda ditës.

Llogaritë zyrtare gjenden në faqen e Klan Kosova, e cila është e verifikuar, e poashtu linçet për këto rrjete mund të gjenden edhe në profilin e BBVK në Instagram.

BBVK do të transmetohet nga vjeshta në Klan Kosova dhe ArtMotion.

Artikuj të ngjashëm