Freedom House vlerëson impaktin pozitiv në publik të Edona James përmes Big Brother VIP Kosova

By

Freedom House ka publikuar raportin për Kosovën, derisa kur ka përmenduar çështjen e Komunitetit të LGBT+ në vend ka përmendur edhe pjesëmarrjen e Edona James në Big Brother VIP Kosova 2.

Në raport thuhet që Edona James ka marrë “mbështetje të konsiderueshme” si dhe ka theksuar se “është shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut” për këtë komunitet.

“Në edicionin e fundit të versionit kosovar të reality show-t Big Brother, një grua transgjinore konkurroi dhe ka marrë mbështetje të konsiderueshme, duke shënuar një ndryshim pozitiv në perceptimin e publikut”, thuhet në raport.

Edona James, ishte në mesin e katër konkurrentëve finalistë të edicionit të dytë të BBVK, derisa u zgjodh e preferuara e publikut plot herë.

 

Artikuj të ngjashëm