Fotot e reja: Kaq është transformuar në fytyrë Angela Martini

By

Bukuroshja Angela Martini me pamjen e saj është modeli për t’u admiruar nga shumë vajza.

Megjithatë, në kërkim të përfeksionit, edhe Angela ka intervenuar pak në vetën e saj duke ndryshuar tiparet e fytyrës.

Tash e disa muaj flitet mbi një intervenim të mundshëm të saj për një fryerje të sërishme të buzëve, gjë që nuk ka mundur të konstatohet me saktësi nga fotot e pakta të bukuroshes muajve të fundit.

Megjithatë, një imazh i publikuar ditën e djeshme nuk i ka lënë hapësirë dyshimeve.

Nga afër, vërehet dallimi goxha i madh në buzët e bukuroshes të cilat janë fryrë dukshëm.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që bukuroshja lakohet në media për këtë pjesë. Buzët, modelja ishte thënë që i ka fryer edhe në fund të 2012-tës, kur kishte pozuar në skena të nxehta për kalendarin e vitit pasues.

E sa ka qenë ky një veprim i qëlluar, ju mbetet juve ta vlerësoni. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm