Këngëtarja Elvana Gjata po ‘kujdeset’ që edhe nga Gjermania ku po qëndron aktualisht, të jetë aktive në rrjete sociale pas një periudhe mbi një mujore të heshtjes.
Përpos pushimit, këngëtarja i ka plotësuar vetes një peng duke ndjekur koncertin e divës Beyonce të cilin e ka shijuar shumë.
Sipas të gjitha gjasave, e influencuar pak nga rryma alla-Beyonce, Elvana ka habitur me ngjajshmërinë me yllin botëror në disa imazhe të postuara sot ku shihet pa grim, me vetëm një buzëkuq.
Me flokët kaçurela e lëkurë kafe, këngëtarja e hitit ‘Njësoj’ pothuajse nuk dallon aspak nga Beyonce.
Nuk kanë qenë të paktë në numër fansat që kanë deklaruar se diva shqiptare është edhe më e mirë se ajo botërore. /Prive.al/