Fotoja në shtrat me Arjonin: Pas reagimit të Anës flet edhe Shqipja

By

Para pak ditësh, konkurrenti i “Përputhen”, Arjoni publikoi një fotografi ku pretendoi se ishte me Anën, dhe kjo e fundit gjatë puntatës së djeshme e konfirmoi se fotografia ishte e vërtetë.

Për më tepër ajo njoftoi se do largohet nga emisioni, ndonëse produksioni do të marrë një vendim të hënën e ardhshme duke marrë parasysh edhe kërkesën e publikut.

Gjithashtu, ajo ka denoncuar Arjonin për publikimin e fotografisë.

Në anën tjetër, pas reagimit të Anës edhe Shqipja publikoi një postim në llogarinë e saj për t’iu adresuar rastit të paprecedent të emisionit.

“Rregullat kryesore sapo u thyen ne sy te gjithe budallenjve… ca kercejn bashke.. dhe pa harruar me skandalozen ca flen bashke., por flen si shoke asgje me shume… kushdo nga ju do ta linte, te dashuren dhe gruan te flej me nje shoke… ska problem.. Rrofshin rregullat kryesore. Dhe PO jam PRO femrave te Verteta”, shkruan Shqipja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm