Fotografi zbulon truqet e dukeshës Kate Middleton që të duket më fotogjenike

By

Dukesha e Kembrixhit, e njohur edhe si Kate Middleton, ka qenë në vëmendjen e publikut për më shumë se një dekadë – ngjarja e parë e saj publike e profilit të lartë me Princin William që bie në prill 2008.

Siç di kushdo që ka parë fotot e 37-vjeçares, ajo është tejet fotogjenike – një pikë e komentuar së fundmi nga fotografi Terence O’Neill, i njohur si Terry, kur ai u prezantua me CBE e tij për shërbime fotografike nga Duka i Kembrixhit në Pallatin Buckingham.

Por, përvec bukurisë, çfarë saktësisht ka të bëjë me Dukeshën që e bën atë kaq fotogjenike?

Është një kombinim i përgatitjeve (grimi i planifikuar strategjikisht, flokët dhe veshjet) dhe mënyra se si ajo kompozon veten para kamerës, shpjegon fotografi Grace Robinson.

Flokët dhe grimi

“Flokët e Kate janë gjithmonë stiluar në përsosmëri, stili i saj më i zakonshëm janë ondet e lirshme, apo kaçurrelat, dhe ato gjithmonë shtyhen para shpatullave të saj”, thotë Robinson. “Kjo kornizon fytyrën e përkryer për çdo imazh pasi ngjyra e flokëve të saj komplimenton në mënyrë perfekte tonin e saj të lëkurës dhe grimit.”

Grimi i saj është gjithashtu gjithmonë me një pamje natyrale. “Ajo kurrë nuk e tepron – shumë grim ose stili i pasaktë i grimit për formën e fytyrës tuaj mund të shfaqet me të vërtetë keq në kamera,” shton Robinson.

Stili dhe veshja

Dukesha e di se cilat veshje funksionojnë më së miri për të” dhe vishet në një mënyrë specifike nëse do të fotografohet në ndonjë event – duke shtuar vëllimin në gjysmën e saj të poshtme – gjë që është më tërheqëse, shpjegon Robinson.

Qëndrimi

Ndërsa kur është në qendër të vëmendjes, Dukesha bën tre gjëra për ta bërë veten të duket më fotogjenike, zbulon Robinson.

Mashtrimi i saj numër një është se ajo gjithmonë qëndron anash me kamerën kur bëhen fotografitë – “në këtë mënyrë fytyra duket më e hollë dhe linja e nofullës theksohet”, thotë Robinson. “Ajo rrallë është fotografuar para, gjë që mund të shkaktojë humbje të përkufizimit në fytyrë në fotografi.”

Sa i përket pjesës tjetër, Dukesha gjithmonë sigurohet që ajo të buzëqeshë në publik – “kjo sjell energji dhe ngrohtësi në fotografitë e saj” – dhe mban qëndrim të përsosur: “Buzëqeshja është infektive dhe inkurajon fotografin të vazhdojë të shkrepë derisa të marrë pamjen e përsosur,” mbaron Robinson.

Image result for kate middleton

 

 

Artikuj të ngjashëm