Këngëtarja Fjolla Morina pas trajtimit disa ditor në spitalin e Shkupit, tani është rikthyer në shtëpi ku po e merr veten pas aksidentit të rëndë të pak ditëve më parë.
E deri mbrëmë,nuk janë ditur lëndimet që ka pësuar këngëtarja që në orët e mbrëmjes ka postuar një foto.
Aty shihet dora e djathtë e thyer dhe fraktura tjera trupore teksa Prive mëson se Fjolla ka dëmtime edhe në këmbë.
Megjithatë, tani kur fatmirësisht rreziku për jetë ka kaluar këngëtarja e njohur po e merr veten mjaft mirë teksa nuk ka harruar as t’i falemnderoj shumë persona që i kanë shkruajtur duke i uruar shërim sa më të shpejtë. /Prive.al