Mario, grimeri shqiptar me famë ndërkombëtare i njohur për bashkpëunimin shumëvjeçar me Kim Kardashian ka vendosur të kthehet në kohë.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij të shumtë një fotografi nga adoleshenca kur ishte rreth moshës 16 vjeçare.
‘Shkolla e mesme, 16 vjeç. Me gjasë atëbotë nuk i nxija duart’ – është shprehur mbi fotografinë grimeri i njohur duke aluduar në tonin e zbehtë të lëkurës së tij.
Mirëpo, është një tjetër detaj ai i cili ka marrë vëmendjen e komentuesve.
Sipas shumë prej tyre, ai në foton e adoleshencës ngjan me një aktor tejet të njohur, Leonardo DiCaprion.
‘Në rregull por përse dukesh si Leonardo Di Caprio i vjetër’ – shprehet një prej komentuesve të cilin fotoja me gjasë e ka kthyer prapa në kohën e filmit ikonik ‘Titaniku’.
Po juve, ju duket që ngjan Mario me Leonardon? /Prive.al