Këngëtari Flori Mumajesi, nuk dëgjuaka 100% me njërin vesh të tij.
Kantautori i njohur shqiptar, i ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ka treguar se me veshin e tij të majtë nuk dëgjon mirë sepse e kishte dëmtuar kur ishte fëmijë.
Meqë në studio miqtë e tij u pyetën se kush nuk dëgjon mirë, Flori e rrëfei këtë histori që pa dyshim është një sakrificë për muzikën.
“Kur kam qenë 13 vjeç e kam humbur dëgjimin nga veshi i majtë. S’kisha mundësi për të blerë kufje dhe dëgjoja muzikë me box dhe kjo ma dëmtoi veshin. E kam qarë daullen”, ka thënë Flori.