Tash e disa ditë, këngëtarja Fjolla Morina po kalon kohë të vështira me vajzën e saj, Alayah.
Kjo për faktin se princesha e vogël nuk ka qenë mirë në aspektin shëndetësor, fakt i cili e ka pasivizuar pak këngëtaren nga aktivitetet e saj, posaqërisht tek ‘Dance with me’.
Peridha e vështirë u kuptua sonte në spektakël kur Fjolla performoi shkëlqyeshëm por me vetëm pak orë prova shkaku i kohës së limituar.
Teksa foli për gjendjen jo të mirë të vajzës së vogël, Fjolla u përlot e për t’i dhënë kurajo ndërhyri edhe Valbona Selimllari që tha se sëmundjet tek fëmijët ndodhin por janë kaluese.
Gjendja shëndetësore e Alayah fatmirësisht duket se po shkon drejt përmirësimit falë edhe kujdesit të mjekëve. /Prive.al/