Këngëtarja Fjolla Morina që nuk është se u komentua shumë për statusin privat kohëve të fundit e ka kthyer në temë këtë pjesë përmes një fotografie të postuar në Instagram.
Në të, këngëtarja e njohur shfaqet me Alban Ramosajn, kolegun e saj, pas spektaklit ‘Dance with me’.
E veshja serioze e Albanit që asocion me atë të një dhëndërri ka bërë që Fjolla të bëj pak shaka me përshkrimin ku shprehet:
‘Sonte a po ma boni qita perhajr Jom tuj u martu’
Ndryshe, Fjolla dhe Albani si dy shqiptarët e vetëm nga Kosova në spektakël që prej fillimeve janë parë të afërt me njëri-tjetrin edhe familjarisht teksa Ramosaj është trajtuar falë moshës edhe si ‘vëllai i vogël’./Prive.al