Ganiu gati për emisionin e radhës, ja kë ka të ftuar

By

Edhe pak minuta kanë mbetur për të filluar emisioni i Gani Gërmisë brenda shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 2.

Ai sonte të ftuar e ka banorin më të ri të shtëpisë, Domenikun apo ndryshe siç e ka prezantuar veten si “Shqiptari i Zi”.

Komediani i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të filluar emisonin pas disa ndërprerjeve që i pati. Ai kishte për ta mbajtur emisonin të martën e por e anuloi pasi Meti u përjashtua nga BBVK2.

Ndërkaq, edhe para një jave e pati anuluar emisonin pasi Buci nuk kishte pranuar t’i shkonte si mysafir për shkak se nuk e kishte prej të ftuarve të parë.

Sonte mund ta ndiqni emisonin në të dyja kanalet e Art Motion ku transmetohet Big Brother VIP Kosova 2./Klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm