Prezantuesja e njohur, Jonida Vokshi, ka bërë një dedikim emocionues për babanë e saj i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.
Ajo ka postuar disa fotografi në Instagram, duke treguar se ikja e babait i la dhimbje e boshllëk të madh dhe se ai ishte pika e dobët e saj.
“Nje pjesë e shpirtit tim është pranë teje tashmë, ma more me vete bush, pika ime e dobët ti! Boshllëkun e madh që më le do mundohem ta mbush me kujtimet tona të bukura dhe të tilla ne kemi pambarimisht. Dhembje e papërshkrueshme, nuk di si do ja bëj pa ty, që te kisha kudo me vete, askund pa të marrë.
Dhemb shpirti, sa nuk e di si po mundem t’i shkruaj këto fjalë mes lotesh. Por të premtoj do ta kthej në forcë për ty, se kështu do doje ti, se kështu më ke mësuar ti. Jam e bekuar qe jam gjaku yt!
Jam e bekuar që tashmë kam engjellin mbrojtës më të mirë në qiell ! Të dua shpirti im, përjetë bushi im”, ka shkruar moderatorja në postimin e saj.
Shiheni më poshtë! /Prive.al
View this post on Instagram