Loredana edhe një herë u shpall “Artistja më e mirë zvicerane” në MTV EMA.
Kjo është hera e tretë që reperja shumë e famshme rrëmbeu këtë çmim.
Në lidhje për fitoren e saj të tretë radhazi ajo reagoi me një postim në Instagram duke e pasur të pamundur ta shprehte më fjalë atë që po ndjen.
“Nuk harrova të them faleminderit.. Nuk e di nëse më lejohet të jem kaq e “keqe” dhe të them se kam lindur për këtë? Por më duket sikur… si duhet të them faleminderit? Faleminderit? Nuk mjafton kjo…pse dreqin e meritova në fakt gjithë këtë? Jam konfuze.. Faleminderit njerëz që besoni në mua.. ju dua.. mendoj se i dua te gjithë në këtë botë. Sa keq që nuk jam e mirë me fjalë. Do të doja të kishit mundësinë që të dëgjonit zemrën time. Ju dua të gjithëve!”
Për dukjen e saj u përkujdes Sellma, ndërsa zgjodhi një veshje interesante për pjesëmarrje në spektaklin e udhëhequr nga Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi.