Ledjana theu heshtjen.
Pas një kohe të gjatë, ajo për Prive shpalosi të gjitha të pathënat e versionit të saj të historisë me Mevlanin.
Bukuroshja deklaroi se nuk ka shansë të dytë për të dhënë teksa u shpreh shumë e zhgënjyer me sjelljet e caktura të Mevlanit, pa përjashtuar në këtë mes as rolin e Antonelës.
Buja e intervistës ka bërë që të reagojë edhe Mevlani.
Ai në njoftimin e tij, ka pasur një paralajmërim.
“Shumë shpejt do të merrni vesh të gjitha të vërtetat mbi ndarjen. Versionin tim origjinal”.
Mesa duket, e vërteta e Ledjanës ka ‘mobilizuar’ Mevlanin i cili gjithë këto kohë është treguar i heshtur duke zgjedhur me raste “mesazhe të koduara” të cilat nga ndjekësit merreshin si kundërpërgjigje indirekte. /Prive.al