I shqetësuar nga situata politike në vend, dizajneri Valdrin Sahiti reagoi me anë të një shkrimi në llogarinë e tij në Instagram.
E sheh si një fatkeqësi, që populli shqiptar duhet të preokupohet vetëm më dy gjëra që ndodhin – qeveria dhe COVID-19.
Duke ditur se si kjo situatë po ndikon në gjendjen emocionale dhe financiare të popullit ai shkrun:
Çfarë dite…
Çfarë kombi për tu👏…
Ka një vit, zgjohemi e flemë me kryefjalën: SA VDEKJE … dhe QEVERIA!
Boll kam lexuar, boll kam dalë dhe boll kam pare(veç n’hane skom qene ), por për një gjë jam i sigurt… Kështu populli nuk ka dhe ska për me pas kurrë!
Dilni votoni! Të gjjthë në zgjedhje (asnjë incident, asnjë përplasje, asnjë armë, asnjë sharje nga populli).
Ra qeveria! Të gjithë në shtëpi, të heshtur, të frikësuar, pa biznes, pa punë…
Të frustruar po prapë të qytetëruar!
Ju zgjodhëm qeveri të re, (pak rëndësi ka a e doni), jeta vazhdon…
Të heshtur dhe të frustuar por asnjë protestë, asnjë thyrje në qytet asnje sharje…
Futuni brenda! Herë nga ora 6 e herë nga ora 7 e herë nga ora 9, asnjë problem… Të gjithë në shtëpi, secili me hallet e veta.
Nuk ka vende në spital, të gjithë me friken në palcë në shtëpi, asnjë protestë asnjë luftë!
Paketa e rimëkëmbjes nuk miratohej prej muajsh, thjesht nga qejfi i disave. Dhe vazhdon reziston populli më i mirë në botë🇽🇰.
Secili me çka mundet duke u munduar të mbijetojmë çdo ditë vetëm me forcat e tona!
Mesnatë, çdo natë…
Vetëm dy çështje: sa raste dhe vdekje sot? A do kemi qeveri nesër?
Mesnatë…
Kushtetuesja rrëzon qeverine!
Të gjithë në punë në mëngjes, asnjë fjalë, pa zhurmë instikti mbijetesës fiton.
KOMB JETIM!!!
Për 40 ditë sërish zgjedhje…
Nuk ka rëndësi, ku je, a je mirë, psikologjikisht, fizikisht, financiarisht, a është rrënuar biznesi (jeta e dikujt), a ke humbur të dashurit e tu…
Vendosin ZOTAT tanë!
A ka komb me më shumë Zota në botë?
Ne kemi shumë, Zotat e zgjedhur nga vet ne dhe Zotat që janë zgjedhur nga vetvetja dhe kanë pushtuar mediat.
Deri kur???. /Prive.al
View this post on Instagram