Filmi “Në kërkim të Venerës” fiton çmimin special të jurisë në festivalin e Roterdamit

By

Filmi “Në kërkim të Venerës” me regji të Norika Sefës ka fituar çmimin special të jurisë (Special Jury Award), gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve të Festivalit të Roterdamit.

Këtë e bëri të ditur Qendra e Kinematografisë së Kosovës (QKK) me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Në film luajnë: Kosovare Krasniqi, Rozafa Çelaj, Erjona Kakeli, Basri Lushtaku, Bleon Monolli, Fatushe Nushi, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Anisa Ismajli, Sheqerie Buqaj etj. Me drejtor të fotografisë – Luis Armando Arteaga, montazhë – Stefan Stabenoë, skenografi – Arben Shala, zërim – Risto Alchinov, kostumografi – Desantila Lika, dhe grim – Lidona Berisha.

“Në kërkim të Venerës” me producent Besnik Krapin është bashkëprodhim në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut i prodhuar nga Circle Pruduction dhe me bashkëproducent Igor Popovskin dhe Gazmend Nelën. Filmi gjithashtu është mbështetur edhe nga Komuna e Kaçanikut dhe Komuna e Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm