Filmi “Martesa” i shet krejt biletat në Cineplexx, më i kërkuar se premierat botërore

By

Në Kinemanë Cineplexx Kosova, është njoftuar se gjatë mbrëmjes së djeshme, në premierën e filmit kosovar “Martesa”, janë shitur të gjitha biletat.

Kërkesa për ta parë filmin e regjisores Blerta Berisha e producentit Kreshnik Berisha, i ka tejkaluar edhe kërkesat për të ndjekur premierat botërore të filmave Maze Runner dhe Den of Thieve.

Ky film, ka për fokus dashurinë e dy personave të seksit të njëjtë në një vend konservativ si Kosova.

Në rolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Alban Ukaj e Genc Salihu,

Filmi do të jetë pjesë e repertorit të rregullt ë Cineplexx edhe për disa ditë me radhë, në dy orare prej orës 19:20 dhe prej orës 22:30. /Prive.al

Intervistën me kastën e filmit mund ta ndiqni në linkun më poshtë në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ndërsa këtë javë në Prive materialin e premierës së “Martesa”.

Artikuj të ngjashëm