Filloni çdo mëngjes duke praktikuar joga së bashku me Libertën

By

Në këto kohë karantinimi, stresi dhe ankthi ajo çka ju duhet është Joga. Pse?

Sepse joga bashkon fuqinë fizike dhe mendore për të arritur një trup dhe mendje paqësore; ajo ndihmon në menaxhimin e stresit dhe ankthit dhe ju mban të qetë. Ndihmon gjithashtu në rritjen e fleksibilitetit, forcën e muskujve dhe tonin e trupit. Përmirëson frymëmarrjen, energjinë dhe vitalitetin.

Moderatorja shumë e dashur Liberta dëshiron të përçojë këtë mesazh te ndjekësit e saj, meqenëse edhe ajo vetë ka zgjedhur që të qëndrojë e sigurt dhe t’i mbajë të tjerët të sigurt, me anë të vetëizolimit.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo postoi një video ku trgon disa ushtrime që secili zgjat nga 30 sekonda dhe mes çdo ushtrimi 15 sekonda pushim.

Për ta pasur më të qartë ndiqni Libertën në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm