Në vazhdën e turit të saj botëror dhe angazhimeve të tjera, pas qëndrimit në Pekin të Kinës, Dua Lipa ka shënuar ndalesën e rradhës.
Këngëtarja me origjinë nga Prishtina po qëndron në Manila të Filipineve ku definitivisht ka mbetur pa fjalë nga pritja mahnitëse.
Fansa të shumtë në numër janë mbledhur për Duan siç edhe shihet në videon e shpërndarë nga vetë këngëtarja, e gjendur mes turmave të ekzaltuara.
‘Manila, jam shumë e emocionuar që jam këtu. Falemnderit për një pritje kaq të ngrohtë’ – shprehet këngëtarja në postimin e bërë.
Ndryshe, kujtojmë që në planin artistik, albumi i parë i Duas pritet të publikohet në Qershor, pas një shtyerje disa mujore nga data e menduar e publikimit, 17 Shkurti i 2017-tës. /Prive.al/