Fifi humb ndjenjat pas konfrontimit të fortë me Balina Bodinakun

By

Sonte ishte nata live e Big Brother VIP, ku rëndom diskutohet për ngjarjet aktuale brenda shtëpisë me banorët.

Sigurisht, u komentua gjerësisht edhe përballja që Fifi pati me Sarën pasi kjo e fundit ndau puthjen e parë me Pajtimin.

Gjatë diskutimit me banorë dhe studion, Balina pati disa komente të forta për Fifin, duke i thënë se ajo dashuron që të ketë vëmendjen në çdo rast.

Këto fjalë nga Balina ishin shumë të rënda për Fifin e cila kërkonte me ngulm dhe në mënyrë të përsëritshme të linte shtëpinë.

“Arbana, dua që në këtë moment të lë shtëpinë”, thotë Fifi që më pas vijon duke humbur ndjenjat. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm