Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi, e njohur për publikun si Fifi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin Prive, në rubrikën e 25 pyetjeve.
Ajo u është përgjigjur pyetjeve që lidhen me jetën e saj personale dhe profesionale.
Një ndër pyetjet ka qenë ajo për raportet që këngëtarja ka me Adrola Dushin, e cila është ish-gruaja e partnerit të saj, Adis Patushi.
“Shyqyr Zotit, ne e kemi një marrëdhënie shumë korrekte me njëra-tjetrën për hatër të çunit edhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson. Ajo është super gocë, është fantastike edhe si femër, përveçse dua të them se ajo është edhe një nënë shumë e denjë dhe pse jo do ia kisha marrë këshillat për çunin tim”, deklaroi Fifi.
Fifi foli edhe për komentet e njerëzve, duke thënë se janë tërësisht të panevojshme, pasi njohja e saj me partnerin erdhi shumë vite pasi ai ishte ndarë nga Adrola.
“Unë as nuk është që kam prishur ndonjë marrëdhënie as nuk kam hyrë në ndonjë marrëdhënie, përkundrazi unë e kam gjetur Adisin në një periudhë shumë të largët prej momentit kur ai i ka ndarë rrugët me Adrolën. Pse unë e kam përzgjedhur atë njeri, e kam përzgjedhur sepse ai përmbysh gjysmën time, edhe unë jam shumë e lumtur që e kam në krah”, tha Fifi.