Feston sot ditëlindjen, Sabri Fejzullahu niset drejt këtij vendi me bashkëshorten

By

Legjenda e muzikës shqiptare, Sabri Fejzullahu, sot shënon një ditë të veçantë në jetën e tij.

I lindur me datën 16 shtator, ai sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 76 vite jetë.

Me të hyrë mesnata ai mori urime të njëpasnjëshme. Në mesin e tyre, ishin dhe urimet nga bashkëshortja e tij Nera Fejzullahu dhe nga nipi i tij Arti, djali i këngëtarit Ermal Fejzullahu, të cilët zgjodhën ta urojnë publikisht përmes një postimi në Instagram.

Për ta festuar këtë ditë, Sabriu dhe Nera mbrëmë kanë udhëtuar drejt Turqisë.

Edhe 100 vite të lumtura për Sabriun! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm