Amelia ishte gëzimi i parë në familjen Muqiqi dy vjet më parë, dhe bekimi i parë për prindërit Albatrit dhe Egzona.
Vajza e parë e këngëtarit Albatrit Muqiqi, feston sot ditëlindjen ndërsa festë e madhe pritet të ndodh në familjen e muzikantëve.
Muqiqi ka publikuar në profilin e tij në Instagram, një fotografi familjare më të bijën dhe gruan, ku e uron Amelian për 2 vjetorin e lindjes.
Përveç kësaj, Muqiqi i premton se do jetë gjithmonë aty për të bijën!
“Sot është ditëlindja e vajzës time Amelia, sot 2 vjet ishte dita me e lumtur ne jetë për mua❤ Urime shpirti i babit, do të jem gjithmonë pranë teje!! Kush ka vajza botën ka”, ka shkruar Muqiqi.