Festat po afrohen, e Tuna e Tiani të adhurueshëm në këtë imazh fundviti!

By

La tërësisht karrierën për t’iu dedikuar të birit, tamam siç bën një nënë e përkushtuar.

Këngëtarja Tuna Sejdiu, po i mungon publikut mirëpo jo edhe familjes së saj të re, pranë së cilës është 24 orë.

Ajo u bë nënë për të parën herë para shtatë muajsh dhe tani kur Tiani i saj po rritet, angazhimi sa vjen e shtohet.

E pjesa më e bukur e krejt kësaj, janë fotografitë që Tuna po ua servon ndjekësve të saj në Instagram.

Sejdiu ka publikuar një fotografi pranë festave të fundvitit, bashkë me vogëlushin Tian. Ajo duket e kuruar, me flokë të rregulluar në gërshetë, ndërsa ka veshur një bluzë të kuqe e në krahë mbanë të birin.

Edhepse ditëve të fundit mediat gufuan nga lajmi se Tuna e Patrisi po pësojnë krizë në çift, dyshja u dha fund raportimeve e thashethemeve që u ngritën rreth tyre, duke publikuar një fotografi të lumtur familjare për shtatë mujorin e lindjes së Tianit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm